Sport
Nani: Nuk kam qenë kurrë nën hijën e Rooney dhe Ronaldo

Nani ishte pjesë e një prej skuadrave më të suksesshme në histori të Manchester United, kur luante krahë emrave si Cristiano Ronaldo, Luis Nani, Ryan Giggs e Paul Scholes.
Nani ka thënë se gjatë kohës sa ishte në ‘Old Trafford’, asnjëherë nuk është ndjerë sikur është nën hijën e Cristiano Ronaldo apo Wayne Rooney.
“Jo. Kurrë nuk jam ndjerë sikur jam në hije të Ronaldo, Giggs ose Rooney. Nuk kishte hije asokohe. Kishim skuadër fantastike” ka thënë Nani, transmeton lajmi.net.
“Kam luajtur shumë herë me Ronaldon si startues. Skuadra jonë kishte dy ose tri mënyra loje” ka shtuar portugezi.
Reprezentuesi i Portugalisë, tashmë 33 vjeç, ka kaluar tetë sezone me United, mes viteve 2007 dhe 2015, kur kalonte nga Sporting Lisbona. /Lajmi.net/






















