Kosovë
Nagavci: S’kemi arsye ta shqyrtojmë dorëheqjen e Konjufcës, do të qëndrojë aty ku është

Arbërie Nagavci nga radhët e VV’së, ka reaguar pas lajmit që qarkulloj nëpër media ku u tha se pritet të jap dorëheqje nga pozita e Kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ngavci tha se është e papranueshme dhe e padrejtë kërkesa për dorëheqjen e Konjufcës nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.
Ajo përmes një statusi në Facebook tha se nuk ka asnjë arsye që të shqyrtohet një kërkesë e tillë, ku siç thotë ajo Konjufca është zgjedhur në atë pozitë dhe se ka mandat, ku thekson se është përgjegjësi e tij e jo privilegj.
Ajo po ashtu ka kërkuar nga LDK që ti ndalin presionet dhe kushtet e pakapërcyeshme.
Ja statsui i plotë:
Përfaqësimi partiak nuk mund të jetë më i rëndësishëm se respektimi i rendit kushtetues.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës është pozitë kushtetuese. Me votat e 75 deputetëve ne kemi zgjedhur zt. Glauk Konjufca të na përfaqësojë në këtë detyrë dhe ai tashmë ka marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë.
Jam e bindur që gjithë dijet, kapacitetet dhe njohuritë e tij, zt. Konjufca do t’I vë në shërbim të kryerjes me përkushtim të detyrave dhe në të mirën e vendit.
Angazhimi jonë i përbashkët duhet të jetë që Kuvendit t’I kthehet besueshmëria, serioziteteti e profesionalizmi dhe zt. Konjufca tashmë ka marrë mandatin që të jetë në krye të këtij misioni.
Çdo kërkesë për kthim prapa është shkelje e parimit të demokracisë, cënon vullnetin e deputetëve dhe godet që në fillim betejën për mënyrën e ndryshimit të qeverisjes, për çfarë morëm mandatin nga qytetarët e vendit.
Andaj është e padrejtë, pra dhe e papranueshme kërkesa për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit . Nuk ka asnjë arsye serioze dhe parimore se pse duhet të shqyrtohet një kërkesë e tillë.
Zt. Konjufca është zgjedhur në atë pozitë, ai ka mandat. Është përgjegjësi e tij e jo privilegj. Ai ka marrë përsipër misionin që të udhëheq Kuvendin dhe të kthej dinjitetin në institucionin më të lartë të vendit. Të drejtoj me profesionalizëm seancat, të largoj përfundimisht gjuhën fyese, denigruese e të urrejtjes nga foltorja e kryeparlamentarit, të trajtojime seriozitet e sipas rregullores punën e Kuvendit, me dashamirësi opozitën e me integritet të gjithë bashkëpunëtorët.
Beteja për t’i kthyer dinjitetin Kuvendit është vetëm një nga punët e mëdha që duhet të kryejmë, nga premtimet që u kemi dhënë qytetarëve. Kemi shumë punë tjera po aq të rëndësishme, shumë beteja për të fituar.
Me LDK-në duhet të shtojmë e forcojmë bashkëpunimin, të rrisim besimin ashtu që të përballojmë me sukses presionin që mund të kemi përball luftimit të krimit e korrupsionit, përballë proceseve të rëndësishme që do të kemi, ashtu që të shofim gjithmonë interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Nuk është rruga e duhur që të bëjmë presion tani duke vendosur kushte të pakapërcyeshme, duke vënë interesat partiake mbi interesat e vendit.
Glauk Konjufca është njeriu i duhur në vendin e duhur, është obligim I joni që sa më parë të plotësojmë pozitat tjera të lira qeverisëse me njerëz kompetent, të ndershëm e me integritet dhe fillojmë punën për zbatimin e programit qeverisës.


















