Connect with us

Kosovë

Mustafa: S’kemi arsye të takohemi më me Kurtin, VV të marrë vendim për ofertën tonë

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë dhënë mediave sot, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ofertën e kësaj partie dhe se po e presin vendimin e VV-së. Ai ka thënë se me Kurtin nuk janë takuar më dhe nuk kanë pse të takohen më.

“Presim që partia që ka dalë e para të pranojë zgjidhjen që ne kemi ofruar, të cilën e konsideorjme zgjidhje shumë të balancuar dhe nuk shohim asnjë arsye që të hyjmë në një kënd që se njohim të formimit të institucioneve por që Vetëvendosje ta shfrtëzojë mandatin, rastin dhe ta bëj qeverinë dhe në një qeveri të tillë, LDK do të jetë shumë e përkushtuar dhe do të jap kontributin maksimal. Takime nuk kemi pasur të veçanta, por jemi takuar sot në takimin me zotin Borrell, nuk kemi arsye të insistoj tash te zoti Kurti që a po pajtoheni apo s’po pajtoheni sepse konsiderojmë se është parti serioze qe merr vendimet vet. Kjo cështja e kryeparlamentarit nuk është çështje e tekeve tona që ne duhet ta kemi, por është bindje e LDK-së që në cdo vit në cdo ditë, duhet ta ketë përfaqësuesin e vet në shtyllat kryesore të shtetit. Nuk kemi kërkuar të kemi kryeministrin sepse kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve, por deri te zgjedhja e Presidentit, VV ta ketë kryeministrin ne kryeparlamentarit në mënyrë që të dukemi edhe jasht se jemi partnerë”, ka thënë Mustafa./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK