Connect with us

Kosovë

Mustafa: Rugova nuk arriti t’i shoh gjërat që i kishte ndërtuar vet

Publikuar

Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se Kosova ka humbur njeriun e lirisë dhe Pavarësisë.

Sipas Mustafës, ish-presidenti Rugova nuk arriti t’i shoh gjërat që i kishte ndërtuar vet.

“Në këtë përvjetor po kujtojmë me nderimet më të larta, kryetarin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidentin historik doktor Ibrahim Rugova. Humbëm njeriun e lirisë idesë se pavarësisë. Presidenti u nda nga kjo jetë dhe nuk arriti ta shihet pullazin e shtëpisë që vet e kishte ndërtuar”, ka thënë Mustafa.

Mustafa theksoi se Rugova u bë simbol i paqes dhe i rezistencës, siç tha ai, Rugova me çdo kusht punojë që Kosova të bëhet pjesë e Evropës dhe ti gëzoj këto marrëdhënie që ka me shtetet mike.

“Rugova punojë për idenë e pavarësisë, si prijës ishte i veçantë. Ai kundërshtoi propagandën serbe. U bë simbol i paqes dhe i dashurisë që gjithmonë ishte sunduar nga armë zjarri e terrori. U bë simbol i rezistencës, me çdo kusht provoj se Kosova i përket Evropës. I krijoj Kosovës shumë miq që patën ndikim, me SHBA dhe shtetet tjera mike”, ka thënë Mustafa.

“Kosova meriton të bëhet vend i zhvilluar ekonomikisht dhe të jetë i dashur për qytetarët e saj. Rugova shkruante për pasuritë tona natyrore vlera që japin vulën këtij vendi dhe ia shtojnë identitetin këtij populli. Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën”, u shpreh Mustafa.

NA NDIQ NË FACEBOOK