Connect with us

Kosovë

Mustafa: Me videon e parë, Kurti na dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja

Publikuar

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa sonte në RTK ka folur reth ngecjeve në bisedimet me VV’në për formimin e Qeverisë, transmeton Periskopi.

Mustafa ka thënë se me videon e parë në Facebook, Albin Kurti ju dha sinjale se po tërhiqet nga marrëveshja.

‘’ Videoja e parë na dha disa sinjale që ne i kuptuam. Se ata po heqin dorë prej marrëveshjes’’, ka thënë Mustafa.

Tutje ai ka folur edhe për zgjedhjen e Glauk Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit, e cila gjatë bisedimeve ishte rezervuar për LDK’në.

Deri më 26 dhjetor, kemi arritë të harmonizojmë cështjet për ndarjen e ministrive edhe jemi pajtuar që kryetari i vetëm t’i takojë LDK’së. Pati mbetur vec zotimi për presidentin. Pastaj lindi një propozim i ri dhe ju thamë që është kthim mbrapa kurse do të vazhdojmë’.

‘’E kemi llogaritë që do ta propozoninn kryeparlamentarin por e kemi llogarit që nëse e bën, po heq dorë nga partneriteti.  Kemi thënë që e votojmë dhe një qeveri të pakicës nga VV’’/PERISKOPI/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK