Connect with us

Sport

Muriqi ka një mesazh për Mourinhon

Publikuar

Vedat Muriqi mirëpret mundësinë e transferimit në Tottenham Hotspur.

E përditshmja turke, Aksam raporton se Muriqi ka njoftuar menaxherin e tij se mirëpret kalimin te “Spurs”, transmeton lajmi.net.

“Synimi im i vetëm është të bëhem kampion me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane”, raportohet se i ka thënë Muriqi agjentit të vet.

“Këto oferta më bëjnë mua të lumtur. Sidomos ajo e Tottenhamit. Do të doja të punoja me Mourinhon, por së pari ëndërroj të bëhem kampion me Fenerbahçen. Shtyji të gjitha ofertat deri në fund të sezonit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK