Connect with us

Sport

Mourinho flet për të ardhmen e Eriksen

Publikuar

Skuadra nga Serie A raportohet se është në bisedime me Tottenham për të sjellë së shpejti agjentin e lirë Eriksen në San Siro në janar.

Eriksen – i cili është jashtë kontratës në fund të sezonit – është i prirur për një sfidë të re, pasi iu bashkua Spurs nga Ajax në 2013, transmeton lajmi.net.

I pyetur në lidhje me Eriksen pasi u fishkëllye nga tifozët e Tottenham gjatë fitores 2:1 ndaj Middlesbrough në Kupën FA, Mourinho u tha gazetarëve: “Ai luajti shumë mirë. Luajti shumë mirë, shumë profesional që është ajo që pres nga ai”.

“Nëse vendimi i tij është të largohet, unë mendoj se ai duhet të largohet me kokën lart, nëse ai jep gjithçka që është ajo që përpiqet të bëjë për ekipin”.

“Tifozët, janë gjithmonë për t’u respektuar, ne duhet të respektojmë, por unë mendoj se djali e bëri atë për ne sot”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK