Sport
Mourinho e pranon se Eriksen mund të largohet nga Tottenham, gjatë janarit

Shumë lojtarë të Tottenham lidhen me një largim të mundshëm nga skuadra, por ka edhe disa që shihen si transferime të mundshme.
Një nga emrat me vëmendjen më të madhe është ai i Christian Eriksen, që së fundmi më së shumti lidhet me Inter.
Lidhur me danezin ka folur edhe Jose Mourinho, i cili ka pranuar se lojtari mund të largohet.
“Unë nuk e di, dhe po tregohem i sinqert. Ju e dini situatën, në këtë moment ai mund të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër për fundin e sezonit. Ky është një opsion” ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.
“Një opsion tjetër është që klubi të arrijë marrëveshje për janarin, por në këtë situatë, klubi është nën kontroll.”
“Në këtë moment, ai është këtu, ai është lojtari ynë” ishin fjalët e portugezit.
Më herët gjatë ditës mediet daneze kanë raportuar se Eriksen është afër marrëveshjes me Inter. /Lajmi.net/





















