Connect with us

Kosovë

Mosmarrëveshjet për qeverinë e re, Kurti: Ja skenari më i keq i mundshëm

Publikuar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se skenari më i keq i mundshëm është shkuarja në zgjedhje të reja.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë në OraNews foli edhe për mosmarrëveshjet me LDK-në për formimin e qeverisë.

Sipas tij, skenari më i keq i mundshëm janë sërish zgjedhjet e reja.

OraNews: Si e shpjegoni që Isa Mustafa ka deklaruar që për ne vazhdon të jetë kandidate për kryeministri Vjosa Osmani?

Albin Kurti: Mua nuk ma tha në takimin e fundit dhe unë besoj që takimet e brendshme që janë zyrtare janë më të rëndësishme.

Ka qenë hipokrit me ju apo me publikun?

Albin Kurti: Pyeteni atë

E keni aleat, do bëni qeverinë me atë…

Albin Kurti: Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të tij.

Atëherë nuk punon mirë stafi juaj mediatik, sepse e ka thënë unë nuk e sajova, mund ta verifikoni.

Albin Kurti: Nuk e vë në dyshim, tregova një fakt për veten që nuk e kam dëgjuar vetë, ama ju besoj juve.

Çdo njeri kur kryen zgjedhjet nuk mund të jetë më vendi i dytë kandidat për kryeministër, se unë aty fillova të hulumtoj për teoritë potenciale konspirative.

Albin Kurti: Nuk e di, unë po ju tregoj si është situata në Kosovë.

I bie që ne në Shqipëri jemi më të poshtër se ju në Kosovë në hamendësimet tona, më të liq, se ne i mendojmë të gjitha opsionet.

Albin Kurti: Nuk besoj që është ashtu. Njerëzit që  e duan fitoren e VV frikësohen mos po ja vjedh dikush. Pra e kanë nga frika e dashamirit. Pra një numër i madh i njerëzve, të cilët ne na ankohen….

I kap ankthi…

Albin Kurti: Shqiptarët kanë përvojë të hidhur dhe tani nuk i besohet.

Ju jeni i bindur që nuk është ky rasti. Ky rast nuk do jetë një zhgënjim mendoni ju?

Albin Kurti: Gjithçka tregon dhe dëshmon që gjërat po vonohen, por janë në drejtimin e duhur . Pra nuk ka ndryshim drejtimi, ka vonesë. Pra nuk ka as strategji as parime të tjera, veç çështje taktike.

Treni po vonohet në stacion, por nuk ka dalë nga binarët. Po marrim hipotezën që konspiracioni e nxjerr trenin nga binarët, pra tradhtohet vullneti popullor i Kosovës?

Albin Kurti: Atëherë, zgjedhje të reja do të kemi sërish. Skenari më i keq i mundshëm, në këtë situatë janë zgjedhjet e reja, që i bie që në binarë të njëjtë, treni do niset nga fillimi.

Lajme58 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK