Connect with us

Kulturë

Moderatori e thotë publikisht: “Intervistën më të vështirë e kam patur me një këngëtar”

Publikuar

Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi është një nga personazhet publikë që e ka nisur punën e tij në televizion që në moshë të re.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin e Rudinës ku dhe ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private si dhe ka treguar se cila ka qenë intervista më e vështirë që ka bërë.

“Intervista më e vështirë që kam patur.Për mua intervistat e vështira janë me njerëz që më rrinë ftohtë apo që më japin përgjigje të shkrutra. Dua që personi që kam përballë apo që intervistoj të ketë të njëjtën energji të mirë që kam unë, në këtë mënyrë dua të marr të njëjtën gjë nga të ftuarit apo të intervistuarit e mi. Intervista ime më e vështirë ka qenë me një këngëtar të vjetër emrin e të cilit nuk dua ta tregoj. Ai më jepte vetëm përgjigje “po,jo”. Nuk është se ishte diçka personale me mua por në të vërtetë nuk e di se çfarë ndodhi mbase kishte probleme të tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur për marrëdhënien me ish partneren e tij dhe nënën e djalit, ai është përgjigjur se ata nuk janë bashkë por kanë raporte të mira për shkak të djalit, transmeton CNA.

NA NDIQ NË FACEBOOK