Connect with us

Lajme

Mizore: Australia do të vras 10 mijë deve nga helikopterët sepse po pinë shumë ujë

Publikuar

Më shumë se 10 mijë deve do të qëllohen nga helikopterët për të parandaluar ato që të pinë shumë ujë në vendin e shterur të Australisë jugore.  

Qitësit profesionalë do të fillojnë të vrasin të mërkurën pas një urdhëri nga liderët aborigjin në tokat e Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara [APY].

Banorët lokalë janë ankuar se kafshët janë futur nëpër komunitete dhe janë munduar të gjejnë resurse uji, përcjell Periskopi nga Independent.

“Ne jemi mbërthyer nga i nxehti i padurueshëm dhe kushtet e pafavorshme, sepse devet po futen brenda dhe po i thyejnë gardhet, po sillen poshtë e përpjetë shtëpive duke u munduar të gjejnë ujë nëpër kondicionerë ajri,” tha Marita Baker, anëtare e bortit ekzekutiv të APY-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK