Connect with us

Kosovë

Mirena: VV është fajtore për mos arritjen e marrëveshjes, edhe këtë herë e ka shansin

Publikuar

Analisti politik Ilir Mirena ka komentuar takimet e LDK-VV’së të cilat po rezultojnë pa marrëveshje.

Sipas Mirenës, fajtor për mos arritjen e kësaj marrëveshjeje është VV’ja, siç thekson ai VV’së I takon si fituese e zgjedhjeve  për përgjegjësinë.

Takimet e vazhdushme të këtyre dy subjeketeve politike janë shndërruar në një gallatë nëpër rrjetet sociale ka thënë Mirena, në “Debat plus”.

“ VV është fajtore, sepse fituesiti takon përgjegjësia. Vet të qeshurat që u bënë  këtu në stuio  dhe gallatat që po bëhen nëpër rrjetet sociale, ku vetë përpjekja e tyre  për marrëveshjes, është shndërruar në gallatë. Për nesër shpresojë të ja dalë pavarësisht sulmeve të vazhdumshme që kanë hedhur ndaj njëra tjetërës, e në veçanti kampanja e VV’së ndaj LDK’së. Nesër ndoshta disi do të ja dalin ti tejkalojnë.”, ka thënë Mirena.

Tutje Mirena ka përmendur edhe një citata nga ana e VV’së që vazhdimisht e thonë se fitorja e VV’së është histori për Kosovën, Mirena iu kundërvihet duke thënë se kjo është një shansë për VV, e jo për Kosovën

Ku thekson se VV’ja edhe kësaj here e ka shansën

“Është moment historik për vv jo për Kosovën nëse këtë herë e hupin këtë shansë, nuk do të mund të jenë më partia e parë pas zgjedhjeve të reja”, tha ai/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK