Kosovë
Ministrja e Drejtësisë, Haxhiu kritikon Thaçin: Na i dha vetëm 48 orë vetëm pse e di se nuk po mund të bëjmë marrëveshje

Albulena Haxhiu e propozuar e Albin Kurti për ministre të Drejtësisë në qeverinë e tij ka thënë se po insistojnë që të kenë marrëveshje me LDK’në, shkruan Periskopi.
Ajo akuzoi presidentin Thaçi se po përpiqej t’i nguste duke i dhënë vetëm 48 orë. Haxhiu deklaroi se “Thaçi e kishte dhënë këtë afat sepse e dinte që nuk po mund të arrihej marrëveshja.”
Haxhiu ka thënë se nesër mund të ketë mbledhje të kryesisë së Vetëvendosjes.
“Mund të ndodhë që ta mbledhim edhe nesër kryesinë, do të takohemi para këtij 48 orëshit të Thaçit, kryetari Kurti do të shpjegojë për takimin që ka pasur dhe ecurinë e këtij takimi (takimi Thaçi-Kurti)”
“Ju e din që nuk ka pasur prej 24 dhjetorit, nuk kemi pas takime me LDK’në pas tentimit tonë të fundit nuk ka pasë më takime, si në seancën në Kuvend edhe sot kemi shkuar pa marrëveshje te z. Thaçi”, ka thënë ajo në Interaktiv.
Ajo ka thënë se pasi t’i kenë votat për formimin e qeverisë do ta dërgojnë shkresën tek presidentit i vendit, Hashim Thaçi.
“Ne po përpiqemi që të kemi marrëveshje, ne po insistojmë që ta kemi marrëveshjen me LDK që kur ta do të dorëzojmë shkresën tek Thaçi t’i kemi votat”, ka thënë ajo.
Tutje Haxhiu kërkesën e LDK’së për pozitën e presidentit e ka quajtur të çuditshme./Periskopi/





















