Connect with us

Lajme

Mesazhet e koduara të 55-vjeçarit që vrau vajzën dhe dhëndrin, viktima është nga Maqedonia

Publikuar

Lindita dhe Veton Musai mbetën të vdèkur ditën e parë të vitit 2020, pasi u qëlluan me armë nga Osman Shaptafaj. Ky i fundit pas krimit tentoi të vriste dhe veten, e tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital në pritje për t’u marrë në pyetje nga autoritetet.

Një dëshmitar është shprehur për mediat vendase se kishte parë një njeri të dilte nga shtëpia dhe qèlloi veten në kokë. Sipas tij ai ra në tokë dhe më u ngrit përsëri, por ecte duke u zvarritur, transmeton dosja.al

Po kush ishte Veton Musui i riu që u vra ditën e përvjetorit të martesës?

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrárë me ármë zjarri nga babai i vajzës. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdékje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste véten./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK