Connect with us

Sport

Menaxheri i Vidalit mbërrin sot në Itali, a po ndodh transferimi nga Barcelona në Inter?

Publikuar

Gjatë këtyre orëve pritet ardhja e menaxherit të Arturo Vidal, Fernando Felicevich në Itali për të diskutuar në lidhje me transferimin e mesfushorit të Barcelonës në Inter.

Mediat italiane raportojnë se Barcelona është duke hezituar për shitjen e yllit kilian i cili ka bërë paraqitje të mira të kurorëzuara me gola në ndeshjet e fundit me gjigantin katalan, përcjell lajmi.net.

Kurse, Inter është i gatshëm të paguajë 12/13 milionë euro për blerjen e ish mesfushorit të Juventusit.

Trajneri i Nerazzurrëve, Antonio Conte ka punuar me Vidalin në Juventus dhe dëshiron të ribashkohet me të tek Inter. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK