Connect with us

Sport

Mediet daneze: Inter arrin marrëveshje me Eriksen

Publikuar

E përditshmja daneze, ‘Ekstra Bladet’ raporton se Inter janë shumë afër marrëveshjes me Tottenham Hotspur, për mesfushorin Christian Eriksen, transmeton lajmi.net.

Inter thuhet se do të paguajnë rreth 20-30 milionë euro për Eriksen.

Oferta prej 20 milionë eurove e ka tërhequr presidentin Dany Levy, pasi lojtari në verë do të mund të largohej si i ri.

Thuhet se trajneri i Inter, Antonio Conte, ka shtyrë që marrëveshja të arrihet tani, në merkaton e janarit.

Mbetet të shihet nëse marrëveshja do të finalizohet dhe raportimet e medieve daneze do të jenë të sakta. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK