Connect with us

Kosovë

Mediat serbe: Marko Gjuriq nesër në Kosovë

Publikuar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë,  Marko Gjuriq, nesër pritet të vijë në Kosovë.

Gjuriq do të jetë në Kosovë pasi do të marrë pjesë në në djegien e pemës së Krishtlindjeve në portin e kishës së Shën Dimitrit nga orën 16:00, shkruan B92.

Sipas B92, kjo festë e Krishtlindjes do të mbahet në sheshin “Shën Sava”, në Mitrovicën Veriore.

Gjuriq në mars të vitit 2018 ishte arrestuar në Mitrovicën Veriore dhe ishte dërguar në stacionin kryesor policor në Prishtinë, pasi hyri pa leje të autoriteteve kosovare, ashtu sic kërkon marrëveshja e Brukselit.

Nuk dihet nëse këtë herë ai ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK