Connect with us

Lajme

‘Me plumb në kokë”, njëri prej të plagosurve në Vlorë në gjendje kritike për jetën

Publikuar

Zbulohen detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy personave të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nikollaq Çopaj dhe Roland Çopaj janë dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa i pari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se Nikollaq Çepaj ndodhet në gjendje të rëndë, pasi njëri plumb e ka kapur në kokë dhe disa në trup.

Ndërsa kunati i tij Roland Çepaj ndodhet në gjendje të stabilizuar, pasi ka vetëm një plagë në këmbë.

Mbrëmjen e sotme ata u qëlluan brenda lokalit në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ndërsa ende nuk ka informacion në lidhje me autorët.

NA NDIQ NË FACEBOOK