Sport
Mbrojtësi i Juventusit përforcon Evertonin e Ancelottit

Mediet angleze raportojnë se skuadra e Everton po kërkon transferimin e mbrojtësit të Juventusit.
Është trajneri i sapo ardhur, Carlo Ancelotti, që po shtyn këtë transferim, duke kërkuar që të ndodh gjatë afatit kalimtar të janarit.
25 vjeçari nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Maurizio Sarri, që i ka dhënë shumë hapësira turkut Demiral.
Rugani është pjesë e skuadrës së Juventusit që nga viti 2013, teksa më vonë ishte huazuar për dy sezone te Empoli./Lajmi.net/






















