Lajme
Maqedoni/ Sonte lirohet çmimi i dizelit dhe benzinës

Në Maqedoni sonte do të ulen çmimet e derivateve.
Komisioni Rregullator Energjetik ka vendosur që benzinat, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, prej sonte në mesnatë do të lirohen për gjysmë denari.
Çmimi i ri i “Eurosuper BS – 95” do të jetë 68 denarë për litër, “Eurosuper BS-98” do të kushtojë 70 denarë për litër, ndërkaq “eurodizel” do të kushtojë për 62,5 denarë./Zyrtare.net/

















