Lajme
MAQEDONI/ Edhe një shqiptar në institucionin e lartë të drejtësisë!

Sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbushet me shqiptar, sinjal pozitiv për drejtësi më shumë për rastet e komuniteti shqiptar në Maqedoni, raporton zyrtare.net
Nga votimi për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjykatësve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, më së shumti vota ka marrë kandidati Hanif Zendeli – 2939, përpara Artan Limanit 190 vota, njoftoi Këshilli Gjyqësor.
Prej 494 gjykatësve të regjistruar në listën zgjedhore gjyqësore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 466 gjykatës, ka pasur 37 fletëvotime të pavlefshme, ndërkaq nuk janë përdorur 28 fletëvotime./zyrtare.net
















