Sport
Mane, më i miri i Afrikës jep një mesazh prekës

Sadio Mane ka tuar Topin e Artë të Afrikës për 2019-ën, duke lënë mbrapa shokun e skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah, dhe algjerianin Riyad Mahrez, që luan me Manchester City-n.
Sulmuesi i Të Kuqve është futbollisti i dytë senegalez që e ton trofeun prestigjioz pas El Hadji Diouf, triumfues në edicionet 2001 dhe 2002, transmeton Telesport.
Kjo ka qenë qershia mbi tortë për vitin 2019-të fantastik të Mane, gjatë të cilit ai ka qenë një protagonist absolut. Sulmuesi ka shprehur emocionet e tij me disa falënderime të veçanta:
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kam tuar këtë çmim. E adhuroj futbollin, jam i lumtur që jam këtu me të gjithë ju. Ia dedikoj këtë çmim familjes sime, shokëve të mi të skuadrës të Liverpool-it, trajnerit tim Jurgen Klopp”, ka thënë Mane.
“Ësht një ditë e madhe për mua dhe karrierën time. Dua të falënderoj të gjithë senegalezët që më kanë mbështetur gjatë rrugës”.
“Jam i lumtur sepse do të jenë të gëzuar duke më parë të toj këtë çmim, veçanërisht njerëzit e fshatit tim, të cilëve u kisha premtuar se do të toja Player of the Year. Nuk mund ta përshkruaj atë që ndiej. Faleminderit të gjithëve”.





















