Connect with us

Sport

Man Utd të gatshëm të shesin Pogban

Publikuar

Mesfushori francez nuk ka arritur asnjëherë të përformojë në mënyrën që është pritur, kur Manchester United pagoi 106 milionë euro për transferimin e tij nga Juventus në vitin 2016.

The Sun raporton se ‘Djajtë e Kuq’, që deri më tani kanë mbajtur një çmim të lartë për vlerën e Pogbas, mund ta ulin atë, duke e bërë më të lehtë largimin e tij, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Solskjaer të enjten përfundoi transferimin e Bruno Fernandes nga Sporting i Portugalisë.

25 vjeçari mund të rezultojë si zëvendësim i drejtpërdrejtë i Pogbas.

Për Pogban, thuhet se karrierën mund ta vazhdojë në Serie A te Juventus apo në Spanjë, te Real Madrid./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK