Connect with us

Sport

Man Utd tallet me tifozët – gati të heqin dorë nga Bruno Fernandes

Publikuar

më

Me të nisur merkatoja e janarit, ‘Djajtë e kuq’ lidheshin me transferimin e mundshëm të portugezit Bruno Fernandes, i cili pëlqehet shumë nga tifozët e Man United.

Gjatë kësaj jave thuhej se marrëveshja me lojtarin është arritur, por duket se sot kanë ndryshuar gjërat.

‘ESPN’ raporton se United po përgatiten të heqin dorë nga portugezi, për shkak të kërkesave të mëdha të Sporting Lisbonës, transmeton lajmi.net.

Sporting po kërkojnë jo më pak se 80 milionë euro për kartonin e lojtarit. Dhe, nëse skuadra portugeze nuk zbret kërkesat, United do të heq dorë.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë negociatat për transferimin e Bruno Fernandes. Tifozët e duan në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK