Sport
Man Utd afër të mbyll marrëveshjen me Bruno Fernandes – më shumë se 50 milionë funte në tavolinë

Fernandes ishte një nga emrat më të kërkuar nga Manchester United në merkaton e verës, por një marrëveshje nuk u arrit mes dy palëve.
United duket se do të tentojnë për kartonin e lojtarit edhe gjatë kësaj merkatoje, pasi nevoja është e madhe për përmirësimin e fazës ofensive, dhe lojtari është mesfushor me karakteristika ofensive.
‘The Sun’ bën të ditur se ‘Djajtë e kuq’ janë afër mbylljes së marrëveshjes, ku po përfshihen rreth 55 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Thuhet se Ed Woodward është duke zhvilluar negociatat me agjentin e lojtarit dhe presidentin e Sporting Lisbonës.
Mbetet të shihet nëse United do t’ia dalë të mbyll marrëveshjen për transferimin e lojtarit. /Lajmi.net/





















