Connect with us

Kosovë

LVV-ja nuk e bën kurban Glauk Konjufcën

Publikuar

Pas postit të presidentit, pozita e kryeparlamentarit i ka thelluar ndasitë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse. Postin e kryekuvendarit Vetëvendosja nuk ka pranuar ta dorëzojë te LDK-ja as pas ofertës së saj të së mërkurës. Madje nga kjo parti kreu i LVV-së ka kërkuar që të heqë dorë nga ky propozim dhe të kthehet në negociatat për bërjen e qeverisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë përgjigje propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje. Oferta e së mërkurës, që ishte e njëjtë me atë të 8 janarit, dje u refuzua përmes një letre nga LVV-ja. Në këtë përgjigje Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar kërkesën e LDK-së që pozita e kryeparlamentarit, të cilën tash e mban Glauk Konjufca i LVV-së, t’i dorëzohet LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit.

Duke kërkuar nga LDK-ja që të heqë dorë nga kjo kërkesë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka theksuar se Glauk Konjufca nuk do të bëhet kurban i koalicionit LVV – LDK. Për më tepër Kurti ka shkruar se ishte LDK-ja ajo që votoi pro zgjedhjes së tij dhe kërkesa për ta larguar atë është veprim politik jodemokratik, të cilin LVV-ja nuk e përkrah, shkruan tutje “Zëri”.

Mirëpo pas pranimit të letrës kreu i LDK-së, Isa Mustafa, nuk e konsideroi atë si përgjigje zyrtare. Ai nuk e komentoi përmbajtjen e letrës, por theksoi se partia të cilën ai e udhëheq është e interesuar të arrijë marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen.

Lajme56 minutes ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme3 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri5 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA6 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme9 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

Maqedoni10 hours ago

Të rinj nga Kumanova kanë hyrë me forcë në një lokal natën dhe kanë vjedhur të gjitha tavolinat dhe karriget

NA NDIQ NË FACEBOOK