Sport
Liverpool e fiton derbin kundër Everton, kalon tutje në FA Cup

‘Të Kuqtë’ u paraqitën me disa ndryshime në këtë sfidë, me Jurgen Klopp që vendosi t’i jap mundësinë edhe transferimit të fundit të tyre, Takumi Minamino.
Për të parë golin e vetëm në këtë sfidë u desh të pritej deri në minutën e 70’.
Ishte 19 vjeçari Curtis Jones që shënoi një super gol, që në fund doli të jetë vendimtar për fitoren e Liverpool.
Ky ishte goli i parë i Jones për skuadrën e parë të Liverpool./Lajmi.net/






















