Connect with us

Kosovë

Limaj pas takimit me Borrell: Si mund të vazhdojë dialogu kur presidenti serb mohon krimet në Kosovë

Publikuar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë pas takimit me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell Fontelles, se nuk mund të ketë një marrëveshje finale për sa kohë që Serbia mohon shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, si mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi përderisa presidenti serb mohon krimet makabre të Serbisë të kryera në Kosovë.

Kreu i Nismës ka bërë me dije se këtë takim ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke shprehur zhgënjimin e Kosovës me sjelljen e disa vendeve të BE-së.

“Në këtë takim kam ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe se është koha që BE-së të ketë një veprim konkret për këtë çështje. Kosova është e zhgënjyer me sjelljen e disa vendeve të BE-së për këtë temë. Duke ditur që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe duam një veprim konkret për këtë çështje. Në këtë drejtim kërkojmë nga BE të hap dyert e Kosovës drejt perëndimit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK