Sport
Lila tregon të tjera detaje rreth ndeshjes së yjeve, De Biasi dhe Baggio te Italia

Presidenti i shoqatës së futbollistëve profesionistë në së fundmi, nëpërmjet disa pyetje-përgjigjeve në Instagram, mbrojtësi ka zbuluar detaje nga eventi i 10 janarit.
Kështu, më datë 10 janar do luhen dy ndeshje gjysmëfinale nga 35 minuta dhe më pas vjen finalja.
Do jenë dy të ftuar nderi dhe bëhet fjalë për Agustin Kolën dhe Geri Çipin. Trajneri i Italisë do jetë ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Lila nuk ka harruar të konfirmojë se i pranishëm do jetë edhe portieri legjendar Foto Strakosha, ndërsa pret për pjesëmarrjen e Roberto Baggios. I pyetur nëse do luaj vetë në fushë, Lila ka theksuar se nuk luan, pasi në fushë do jenë ata që vendosën themelet për një kombëtare kaq të fortë./SS/




















