Sport
LeBron – Doncic: Kush ka statistikat më të mira nga përballjet direkte këtë sezon?

Los Angeles Lakers dhe Dallas Mavericks kanë dhuruar spektakël saherë kanë zbritur në parket këtë edicion, në përballjet mes vete, falë edhe dyshes LeBron – Luka.
‘Mbreti’ James që po luan sezonin e 17-të të tij në NBA dhe Doncic në sezonin e dytë, janë në mesin e kandidatëve për MVP. Por, cili ka qenë më i mirë në përballjet direkte këtë sezon? Përkundër moshës, duket se LeBron është akoma fytyra e kësaj lige. Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat e dy basketbollistëve, gjatë ndeshjeve direkte këtë edicion.
PIKËT PËR NDESHJE:
LeBron 25.7 – Doncic 25.7
PËR QINDJA NGA LOJA E HAPUR:
LeBron 51% – Doncic 42%
PËR QINDJA NGA GJUAJTJET PËR TRI PIKË:
LeBron 33% – Doncic 32%
KËRCIMET:
LeBron 9.0 – Doncic 8.7
ASISTIMET:
LeBron 12.3 – Doncic 10.7
TOPA TË VJEDHUR
LeBron 3.3 – Doncic 1.7 /Lajmi.net/






















