Connect with us

Kosovë

LDK takohet bash në ditën e takimit Thaçi-Kurti: Thonë se është rastësi

Publikuar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Muatafa, do të mbajë dy mbledhje me strukturat e partisë së tij. Sipas komunikatës për media nga LDK-ja, Mustafa do të mbajë takim me kryesinë e LDK-së dhe me grupin parlamentar të kësaj partie.

Takimi do të mbahet më 6 janar, në ditën kur presidenti i vendit Hashim Thaçi do të takohet për mandatarin me kandidatin për kryeministër të vendit, Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Deputeti dhe njëherësh zëdhënës për media nga LDK, Besian Mustafa, në një prononcim për Periskopin ka sqaruar se pse LDK-ja do t’i zhvillojë këto dy takime të rëndësishme pikërisht ditën e hënë kur Presidenti dhe kandidati për kryeministër do të takohen për mandatarin.

Mustafa tha se takimet e LDK-së ishin pandikuar të mbahen ditën e premte, por se për shkak se shumica e anëtarëve të kryesisë nuk ndodhen në Kosovë, mbledhjet janë shtyrë për ditën e hënë.

‘Takimin e kemi pas për të premten por meqenëse një pjesë e madhe nuk kanë qenë në Kosovë nesër, andaj e kemi shty për të hënën. Mendoj se është një koiçidencë me takimin e presidentit me Kurtin’’, ka thënë Mustafa.

Ndonëse është raportuar se në takimet atij, atë kryesisë së LDK-së dhe atij të Grupit Parlamentar të kësaj partie do të diskutohet për koalicionin me LVV-në, zëdhënësi i LDK-së thotë se nuk është në dijeni se për çfarë do të diskutohet në takimet e thirrura nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

‘’Me të thënë të drejtën nuk e di saktë se për çfarë diskutohet sepse kryetari veç e ka ftuar si takim, kështuqë nuk e di”, tha Mustafa.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e LDK-së, tregohen shumë pak detaje rreth takimeve që do t’i mbajë kjo parti. “Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, bëhet e ditur në komunikatën për media të LDK-së, përcjell Periskopi. Ndërsa, aludohet se temë kryesore e takimit do të jetë koalicioni LDK – LVV./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK