Kosovë
LDK s’merret me Kurtin, lëshon një njoftim tjetër në Facebook

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që me datën 3 shkurt 2020 të thërrasë seancë për votimin e Qeverisë.
Ky lajm, doli ndërkohë që Kurti ka zhvilluar takime me minoritetet në Kosovë, përfshirë edhe Listën Serbe të cilët kanë kërkuar një ministri nga z.Kurti.
Pak më herët, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një deklaratë për media, ka thënë se ‘i takon Vetëvendosjes të vendosë për ofertën e LDK’së’ dhe ‘se nuk ka arsye më të takohen me Kurtin’.
Ndërkohë, Periskopi nga burime brenda LDK-së, ka mësuar se kjo parti, ashtu siç nuk ishte njoftuar nga Vetëvendosje për kryeparlamentarin, nuk është njoftuar as për thirrjen për seancë që z. Kurti ka bërë sot.
LDK, ka lëshuar një njoftim për media, vetëm se në cilin emission do të jetë sonte një zyrtar i saj, përkatësisht z.Skënder Hyseni.





















