Kosovë
LDK-ja mblidhet më 6 janar, para takimit Kurti -Thaçi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Muatafa, do të mbajë dy mbledhje me strukturat e partisë së tij.
Sipas komunikatës për media nga LDK-ja, Mustafa do të mbajë takim me kryesinë e LDK-së dhe me grupin parlamentar të kësaj partie.
Takimi do të ndodhë më 6 janar, në ditën kur presidenti i vendit Hashim Thaçi do të takohet për mandatarin me kandidatin për kryeministër të vendit, Albin Kurti.
“Të hënën, më datë 6 janar 2020, në orën 09:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Ndërsa, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së”, bëhet e ditur në komunikatën për media të LDK-së, përcjell Periskopi.
Temë kryesore e takimit do të jetë koalicioni LDK – LVV./Periskopi/




















