Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Dy shpërthime të reja në Irak, aktiviziohet alarmi! (VIDEO)

Publikuar

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur para pak minutash në kryqetitin e Irakut, Bagdad, raporton CNBC, transmeton Zyrtare.net

Raketat janë hedhur mbi atë që quhet “Zona e Gjelbër”, një ditë pasi që Irani lëshoi raketa mbi caqe amerikane.

Sipas të dhënave të para nuk ka pasur viktima, por që shpërthimet janë dëgjuar nga larg.

Akoma nuk ka detaje se kush është autor i këtyre shpërthimeve.

Shpërthimet vijnë disa orë pas paraqitjes publike të Presidentit amerikan Donald Trump.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit dhjetëra raketa balistike janë hedhur mbi dy baza ushtarake në Irak, në të cilat gjendeshin ushtarët amerikanë./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK