Lajme
Ky është shqiptari nga Maqedonia në Qeverinë e Albin Kurtit?

Albin Kurti ka dalë me një video mesazh ku i ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bëjnë marrëveshjen sa më shpejtë.
Kurti i ka bërë publike edhe propozimet e tij për ministra ndërsa ka kërkuar nga Isa Mustafa që edhe ai t’i propozojë pesë emra. E në mesin e ministrave të ardhshëm që mund të jenë në Qeverinë Kurti është edhe një shqiptar nga Maqedonia, raporton Zyrtare.net
Bëhet fjalë për diplomatin Blerim Reka. Ai është propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit presidenciale në Maqedoninë e Veriut ai garoi për postin e Presidentit. Mbetet të shihet nëse Reka do të bëhet shqiptari i parë nga Maqedonia që mban një post kaq të rëndësishëm në Qeverinë e Kosovës./Zyrtare.net/















