Connect with us

Kosovë

Kurtit i kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë, por a do të takohet sot me Mustafën

Publikuar

Albin Kurti, si mandatar për kryeministër, ka vetëm edhe 5 ditë për ta paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit të Kosovës.

Arritja e marrëveshjes por bashkëqeverisje me LDK-në duket shumë e largët, meqë asnjëra nga të dy partitë nuk po lëvizin sa i përket postit të kryeparlamentarit.

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta japë ‘kokën e Konjufcës’ për një marrëveshje të balancuar me LDK-në.

Takimi i fundit në mes të dy krerëve të partisë LDK-VV e në të cilën morën pjesë edhe ambasadorët e përfaqësues të shteteve të QUINT-it ka lënë të kuptohet që mundësia për të arritur një marrëveshje po shkon drejtë një dështimi.

LV dhe LDK, të paktën sipas deklaratave publike, kanë kumtuar se nuk janë pajtuar rreth ndarjes së pushtetit.

Që nga takimi i fundit nuk është parë asnjë reflektim, nga ana e VV-së për ndonjë takim të mundshëm me LDK-në.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, i ka thënë Periskopit se deri më tani nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim në mes të këtyre dy partive.

“Nuk ka ende diçka rreth takimit LDK-VV”, ka thënë ai.

Ndërkaq sot është bërë e ditur nga VV’ja se Albin Kurti do ta ketë një takim me Listën Serbe ku siç njoftojnë ata ky takim është në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb”, thuhet në një përgjigje/Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK