Connect with us

Kosovë

“Kurti i garantoi Haki Abazit pozitë për shkak të ndikimit të tij nëpër OJQ”

Publikuar

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se për të ka qenë befasi garantimi i pozitës së zëvendëskryeministrit për Haki Abazin nga Albin Kurti.

“Haki Abazi nuk është person që unë kisha pritë që do të ishte zëvendëskryeministër, jam i befasuar, besoj që pozita që i është garantu Haki Abazit është marrëveshje paraparake, për shkak të influencës së tij në OJQ dhe media të caktume. Pastaj, kjo Rozeta, që nuk e njoh mirë, por cka kam kuptu prej njerëzve të tjerë, nuk është fare që do të mund ta conte projektin e majtë ekonimik”, ka thënë Hyseni në frontal, përcjell Periskopi.

Zgjim Hyseni: Në Vetëvendosje sot ka luftë për interesa e pozita

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, thotë se nuk e di se si do të ishte Albin Kurti si kryeministër, por thotë se niveli i organizimit sot në VV, tregon se nuk do t’i ndihmojë atij në qeverisje.

“Besoj që se si do të jetë në kuptimin e administrimit të problemeve, nuk besoj se e di dikush, sepse ai s’ka pasë kurrë pozita të tillë cfare është qeverisja e vendit.Por VV sot, niveli i organizimit sot, nuk besoj se do t’i ndihmojnë Albin Kurtit me qeverisë mirë, besoj se aty sot krejt është luftë për interesa, brenda Vetëvendosjes jam i bindur që është kështu”, ka thënë Hyseni në Frontal./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK