Sport
Kur ëndrra bëhet realitet – Rei Manaj stërvitet me Lionel Messin

Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja, ku sulmuesi shqiptar është ftuar nga trajneri i Barcelonë, Qiuque Setien në stërvitje të ekipit të parë.
Ai sot ishte përkrahë yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann, duke stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Shumë shpresojnë që futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë të ketë hapësira në ndeshjen e Kupës ndaj Leganesit, pasi sipas mediave spanjolle ai do të jetë pjesë e ekipit.

Setien ka marrë edhe katër lojtarë të tjerë nga të rinjtë për t’i pasur në ekip për ditën e nesërme, si Iñaki Peña, Riqui Puig, Collado e Ansu Fati.





















