Connect with us

Sport

Kupa FA: Tottenham eliminon Middlesbrough, kalon në raundin tjetër

Publikuar

më

Tottenham Hotspur ashtu siç është pritur, ka eliminuar skuadrën e Middlesbrough nga gara e Kupës FA, shkruan lajmi.net.

Spurs kanë arritur që para tifozëve të tyre, në Londrën veriore, të mposhtin 2:1 skuadrën mysafire.

Giovan Lo Celso zhbllokoi takimin qysh pas dy minutave, duke kaluar ‘gjelat’ në epërsi.

Goli i dytë erdhi shumë shpejtë, në minutën e 15’, nga argjentinasi Erik Lamela, i cili me shumë elegancë dyfishoi epërsinë.

Middlesbrough shënoi gol në minutën e 83’, për të rritur presionin mbi lojtarët e Jose Mourinho, por vetëm kaq arritën të bëjnë.

Tottenham tashmë kalon në raundin tejtër të garave të Kupës FA. /Lajmi.net/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK