Sport
Kupa e Italisë: Napoli eliminon Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Vendasit arritën kualifikimin në fazën tjetër falë golit të herhshëm të Lorenzo Insigne (2’), rezultat i cili nuk ndryshoi deri në fund (1:0).
Ekipi i Inzaghi kishte mundësi të barazonte por Immobile rrëshqiti gjatë ekzekutimit të penalltisë në minutën e 10’.
Më pas të dyja ekipet luajtën me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Elseid Hysajt (19’) dhe Lucas Leiva (25’).
Napoli tashmë kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës. /Lajmi.net/





















