Lajme
Kryetari i Vuhanit zbulon të vërtetën shokuese për koronavirusin vrastar

Kryetari i qytetit kinez, Vuhan, aty ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi vdekjeprurës, ka pranuar se kanë fshehur informata nga publiku.
Zhou Xianëang, ka thënë se ‘ekipi i tij politik nuk i ka dhënë informatat me kohë kur virusi është përhapur për herë të parë’.
Ai po ashtu ka thënë se qyteti i tij ka filluar të zbrazet shumë kohë para se ‘virusi të arrinte shkallë të lartë të përhapjes’.
Këto pohime, vijnë pasi që Zhou, tha poashtu se pesë milionë njerëz janë shpërngulur nga Vuhani para se virusi të përhapej me të madhe, shkruan dailymail, përkthen Periskopi.
Kujtojmë se pak më herët, ny times ka raportuar se Zhou Xianëang ka ofruar dorëheqjen shkaku i kritikave dhe ‘përgjegjësive’ përballë situatës së krijuar, fillimisht në qytetin e tij.
Epidemia e koronavirusit, deri tani ka vrarë 81 persona në Kinë derisa raportohet se më shumë se 2,800 të tjerë janë rastë të konfirmuara me virusin./Periskopi/





















