Sport
Kosovë – Suedi: Kjo është forma e skandinavëve në pesë ndeshjet e fundit

Kombëtarja skandinave do të luaj kundër Dardanëve, në Doha, në një ndeshje miqësore, shkruan lajmi.net.
Suedezët vijnë në këtë ndeshje pas një fitore minimale kundër Moldavisë, dhe luajnë ndeshjen e dytë brenda këtij viti kalendarik.
Larsson do të jetë mungesa e Suedisë për këtë ndeshje. Lojtari shënonte golin e fitores kundër Moldavisë.
Suedia synon të vazhdojë vitin me fitore. Më poshtë lajmi.net ua përcjell rekordin e suedezëve në pesë ndeshjet e fundit.
Suedi 1:0 Moldavi
Suedi 3:0 Ishujt Faroe
Rumani 0:2 Suedi
Suedi 1:1 Spanjë
Malt2 0:4 Suedi
Suedezët regjistrojnë një rekord shumë më të mirë sesa Kosova, në pesë ndeshjet e fundit. Shpresojmë që takimi i sotshëm të mos jetë pasqyra e pesë ndeshjeve të fundit. /Lajmi.net/






















