Connect with us

Kosovë

Kosnett s’përmend ‘Pronton”, thotë se nëse dikush ka dyshime për punësime në ambasadë, t’a lajmërojë rastin

Publikuar

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka folur  për korrupsionin dhe dallaveret në punësime.

Duke mos përmendur aktgjykimin e gjykatës themelore të Prishtinës për rastin ‘Pronto’  ku u shpallën të pafajshëm  të 11 të akuzuarit, Kosnett ka thënë se  nëse dikush ka dyshime për punësime në ambasadën e ShBA-së, le ta lajmërojë rastin.

“ Luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve, askush s’duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimin e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, ne duam ta dijmë. Telefononi në linjën tonë në: +383 38 5959 5959 dhe vizitoni https://bit.ly/36dsFIS për detaje”, ka shkruar Kosnett.

Ambasada amerikane nuk ka reaguar ende për aktgjykimin lirues në rastin “Pronto”, ani pse në të kaluarën kjo ambasadë ka qenë mjaft aktive në reagimet për gjykimet e rasteve të kësaj natyre. /Periskopi/