Connect with us

Kosovë

Koronavirusi, OBSh-ja jep rekomandimet si të mbroheni nga infeksioni

Publikuar

Përhapja e koronavorusit në Kinë dhe në të paktën 10 vende të tjera përfshirë ShBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë, ka bërë që ekspertët dhe autoritet shëndetësore të ofrojnë këshilla se si të zvogëlojnë shanset për përhapjen e sëmundjes.

Përveç katër prej tyre, 80 vdekjet e raportuara deri më tani janë regjistruar në provincën Hubei, ku edhe u shfaq ky virus. Ekspertët kanë paralajmëruar se megjithatë, rreth 100 mijë persona tashmë mund të jenë infektuar me virusin, një numër ky tepër më I madh krahasuar me atë që është raportuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, i cili ka thënë se deri më tani janë vetëm 2 700 raste.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që njerëzit të marrin masa të thjeshta për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e virusit, për të cilin nuk ka kurë specifike ose vaksinë.

Lani shpesh duart me lëng që ka përmbajtje të alkoolit, ose me ujë të nxehtë dhe me sapun

Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini ose kolliteni

Shmangni kontaktin me këdo që ka ethe dhe kollë

Kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë, të pambrojtur me kafshë të gjalla

Shmangni ngrënien e produkteve shtazore të papjekura ose të pjekura, qumësht ose produkte shtazore për të shmangur kontaminimin e me ushqime të papjekura

Edhepse është në rritje përdorimi i maskave të fytyrës pas shpërthimit të koronavirusit, janë të ndarë nëse ato mund të parandalojnë transmetimin dhe infeksionin e sëmundjes e cila bartet edhe përmes ajrit.

Dr David Carrington, nga St George’s nga Universiteti i Londrës, i tha BBC News se “maskat rutinore kirurgjikale për publikun nuk janë një mbrojtje efektive kundër viruseve ose baktereve të bartura në ajër”.

Megjithatë, maskat mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kontraktimit të një virusi përmes “spërkatjes” nga teshtima ose kollitja dhe të ofrojnë një mbrojtje kundër transmetimeve nga dora në gojë, tha ai, përcjell Periskopi.

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të shmangur mikrobet, me koronavirus dhe sëmundje të tjera të ajrit, është të lani duart plotësisht dhe shpesh, të përpiqeni të mos prekni fytyrën ose sytë tuaj dhe të shmangni kontaktin me njerëzit që shfaqin simptoma.

Ekspertët e OBSH-së këshillojnë që të mos vishni dorëza për faktin se larja e duarve është më e rëndësishme dhe njerëzit që mbajnë dorëza kanë më pak të ngjarë të lajnë duart./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK