Kosovë
Konufca bën homazhe te Zahir Pajaziti, thotë se këtu nuk është vendi për deklarata politike

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. Me këtë rast, Konjufca tha se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, ishin frymëzim i të rinjve për luftën çlirimtare, shkruan Periskopi.
“Jemi këtu për ti bërë homazhe heroit tonë Zahir Pajazti i cili ra dëshmor bashkë me Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhës. Pas rënies se Zahir Pajazitit me shokë ishin mijëra djem e vajza të mbushur me vullnet për aksion pë rluftën tonë clirmitare. Kjoë shteë garancia kryesore e një populli. Sa të ketë komb shqiptar do ta nderojmë veprën e lavdishme të Zahir Pajazitit”, tha Konjufca.
Ndërkohë gazetarët kanë tentuar që të pyesin deputetin e LV-së edhe për zhvillimet politike në vend, por se Konjufca tha se ky nuk është vendi për deklarata të tilla.
“Këtu nuk është vendi për deklarata politike, sepse kemi dalë për një qëllim tjetër”, tha Konjufca./Periskopi/




















