Connect with us

Lajme

“Koalicioni trepalësh”, opsion i parealizueshëm?

Publikuar

më

Po bëhet gjithmonë e më e qartë se koalicioni trepalësh mes partive politike shqiptare Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, është i parealizueshëm.

Alsat mëson nga burimet e tij se brenda ditës ose e shumta deri nesër, do të zyrtarizohet një koalicion trepalësh mes ASH-së dhe Alternativës duke qenë se partia e Afrim Gashit dhe ajo e Billal Kasamit, nuk pranojnë të jenë pjesë e një subjekti garues në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit.

Bashkëpunimi pritet të konkretizohet në një takim të përbashkët të kryesive të partive gjatë orëve të ardhshme.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk i konfirmojnë këto informacione. Ato për Alsat thonë se nuk do të shpejtojnë me vendimin duke shtuar se qëndrojnë mirë në negociata në raport me të dy partitë.

Nga Lëvizja Besa për momentin nuk duan të flasin për opsionet e tjera të koalicionimit me ndonjë parti tjetër përveç të lartpërmendurave. Ato thonë se gjatë gjithë kësaj kohe, prioritet i kanë dhënë opsionit të negocimit për koalicionin trepalësh dhe nuk janë duke negociuar me asnjë parti tjetër jasht këtij trekëndëshi.

E vetmja që nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit para zgjedhjeve të 12 prillit është LSDM-ja. Nga Partia e Zoran Zaevit kanë thënë se është herët të bisedohet për koalicione. VMRO-DPMNE-ja ka deklaruar se nuk i përshtaten bashkëpunimet parazgjedhore. BDI-ja dhe PDSH-ja kanë konfirmuar se do të shkojnë të vetme në garën për deputetë dhe për pushtetin ekzekutiv, më 12 prill.

Lajme32 minutes ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni2 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri3 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme4 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri5 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme5 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme6 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

Maqedoni7 hours ago

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

Lajme7 hours ago

Rrahja brutale e dy të rinjve nga Saraji: Nga katër policët e dhunshëm, padi vetëm për njërin!

Shqipëri8 hours ago

“Veza është pak”, Zhaklin Lekatari thumbon Sara Milën pas debatit, reagon edhe Blendi Salaj

NA NDIQ NË FACEBOOK