Lajme
Koalicionet/ Opozita shpreh vullnet, marrëveshje nuk ka

Bisedimet për koalicion trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës janë duke vazhdur por pa një epilog përfundimtar. Përfaqësuesit e tre partive vazhdojnë të përsërisin qëndrimet e njejta tash e disa ditë. Nga ASH thonë se egziston një vullnet për koalicion fitues por se deri më tani nuk është arritur diçka konkrete, shkruan TVM2.
“Egziston një vullnet pozitiv tek të gjitha palët për arritjen e një koalicioni trepalësh. Derisa janë duke vazhduar bisedimet nuk mund të dijm se si do të jetë epilogu përfundimtar”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.
Edhe nga Lëvizja Besa shprehen se janë të interesuar fuqishëm që në zgjedhjet e 12 prillit duhet të ndodh ndryshimi.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë për kolaicion trepalësh dhe kemi shprehur vullnet se ai kolaicion duhet të bëhet. Tani është dorën e inciuesit të këtij kolaicioni I cili duhet ta thotë se pse nuk po bëhet. Ne jemi të interesuar fuqishëm që në zgjedhjet e 12 prillit të sjellim ndryshimin e madh”, tha për TVM2, Elmedin Memishi, zëdhënës i lëvizjes Besa.
E nga Alternativa e Afrim Gashit theksojnë se bisedimet janë duke i zhvilluar vetëm me Alenacën për shqiptarët ndërsa finalizimi thonë se mund të ndodh gjatë ditëve në vijim.
“Alternativa është në negociata me Aleancën për Shqiptarët dhe ne jemi në kërkim të një formule fituese për zgjedhjet e ardhshme. Shpresojmë se ditëve në vijim do të kemi lajme të mira. Ne nuk jemi ata që e përjashtojmë ose e përfshijmë dikë, por thjesht jemi duke dhënë gjithçka nga vetja jonë që të krijojmë një kombinim fitues”, thonë nga Alternativa.
PDSH vazhdon të mbetet në qëndrimin e kreut të saj Menduh Thaçi, se nuk përjashtojnë mundësinë për koalicion të mundshëm me LSDM-në.
“Për këtë gjë keni deklaratën e kryetarit të partisë. Për momentin nuk kemi ndonjë ofertë serioze do të shohim ditëve në vijim”, tha Fatmire Isaku, nënkryetare e PDSH-së.
Kreu i integristëve, Ali Ahmeti edhe gjatë takimit të fundit me qytetarët nga Saraji ripërsëriti apelin për bashkimin e opozitës shqiptare me qëllim që të mos përçhet vota dhe shqiptarët të humbin përfaqësimin në Kuvend.
Koalicionet/ Opozita shpreh vullnet, marrëveshje nuk ka
Gepostet von Televizioni i Maqedonisë – TVM2 am Samstag, 11. Januar 2020
















