Connect with us

Lajme

Kina thotë se i duhen tre muaj për testimin e vaksinës së koronavirusit

Publikuar

Nevojiten të paktën tre muaj për të testuar nëse vaksina e koronavirusit 2019-nCov është efektive, sipas epidemiologut të njohur kinez, Li Lanjuan.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore kineze të lajmeve Hsinhua, Li, kreu i Laboratorit Shtetëror për Diagnostifikimin dhe Trajtimin e Sëmundjeve Infektive, deklaroi se janë izoluar dy lloje të përshtatshme të virusit për zhvillimin e vaksinave.

Shpërthimi i koronavirusit në metropolin qendror kinez Wuhan në dhjetor u ka marrë jetën 170 personave në territorin e Kinës dhe ka infektuar 7 711 të tjerë.

NA NDIQ NË FACEBOOK