Connect with us

Religjion

Kina i futi në kantinë disa milionë muslimanë, tani e gjithë Kina është futur në kantinë!

Publikuar

me

Hoxhë Ajni Sinani

Teologu i shquar Ajni Sinani, ka kujtuar kur kohëve të fundit Kina kishte futur në kantinë miliona muslimanë, ndërsa thotë ai, tani Kina është futur në kantinë dhe kontrollohen brenda e jashtë vendit, shkruan KosovaPost.

Për më tepër ka shkruar Sinani në Facebook, se një gjendje e tillë e krijuar pas paraqitjes së virusit ku e gjithë Kina mbetet në kanatinë, mbase vjen si pasojë e mosrespektimit të ligjit të Zotit, duke eksperimentuar.

‘Kështu është kur nuk respektohen ligjet e Zotit qoftë gjatë ushqimit, qoftë gjatë eksperimenteve apo edhe gjatë trajtimit të tjetrit. Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri! Nuk duhet të tejkalohet në padrejtësi. Sepse pason ndëshkimi’, ka shkruar Sinani në Facebook.

Tutje ka shkruar ai se nëse virusi corona vjen nga ngrënia e gjarpërinjëve, minjëve, mishit të qenit etj., apo nga ndonjë eksperiment i dështuar mbetet të shihet.

Postimi i plotë i Sinanit:

Nëse virusi corona vjen nga ngrënia e gjarpërinjëve, minjëve, mishit të qenit etj., apo nga ndonjë eksperiment i dështuar mbetet të shihet.

Kina i futi në kantinë disa milionë muslimanë. Tani gjithë Kina është futur në kantinë. Kinezët brenda e jashtë Kinës po kontrollohen.

Kështu është kur nuk respektohen ligjet e Zotit qoftë gjatë ushqimit, qoftë gjatë eksperimenteve apo edhe gjatë trajtimit të tjetrit. Kinezët deshën që ta shkruanin një Kuran të ri! Nuk duhet të tejkalohet në padrejtësi. Sepse pason ndëshkimi.

Shyqyr Allahut që jemi musliman dhe tregojmë kujdes gjatë ushqimit, zbulimet shkencore nuk i keqpërdorim dhe edhe ndaj jomuslimanëve sillemi me humanizëm. Elhamdulilah. Zullumqarit ia shohin sherrin të gjithë. O Allah bëj që zullumi të jet vetëm mbi zullumqarët.

Advertisement

MË TË LEXUARAT