Connect with us

Lajme

”Kërcënim me jetë”, Artan Hoxha thirrje policisë: Nëse ndodh gjë në Dibër, do të ketë pasoja, presion që videoja e kryebashkiakut të mos dilte

Publikuar

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar se është kërcënuar për të mos e publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë. Në fjalën e tij në studion e “Abc News”, Hoxha tha se ai vetë dhe persona të afërt me të janë kërcënuar që prej ditës së djeshme kur ai doli dhe tregoi se posedonte videon, duke bërë që gazetari të lëshojë një paralajmërim edhe për Policinë e Shtetit.

“Dje gjatë gjithë ditës dhe gjatë gjithë darkës por ka vazhduar me të gjitha llojet e mundësive që kjo video të evitohet. Për mua nuk përbën objektiv kryesor personi por fenomeni. Mbrojtja ime më e mirë është e vërteta por e vështirë se ne kemi fëmijë, grua pas. I bëj thirrje policisë në Dibër dhe Tiranë se nëse do të ketë pasoja mbi njerëz që s’kanë lidhje me këtë histori. Policia të ketë para syve nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos, mbi ta do të ketë pasoja të rënda. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe familjesh, që të mos publikohet kjo video. Janë njerëz që janë kërcënuar që të mos publikohen këto pamje. Mendojnë se kjo bëhet për interesa lokale dhe për të kontrolluar territorin. Më thanë, nëse ti bën këtë, filani atje ka për t’a paguar,”-tha Hoxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK